E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministria e Bujqësisë: Po asgjësohen 120 mijë shpendë!
Lajme

Ministria e Bujqësisë: Po asgjësohen 120 mijë shpendë!

Kemi një vatër të izoluar, fokusi jonë është të shpëtojmë tufën

Zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka folur për përhapjen e gripit të shpendëve në Shqipëri. Gjeci deklaroi se kjo është një sëmundje stinore që përhapet nga shpendët e egër. Ajo tha se ka nisur puna për asgjësimin e shpendëve të ngordhur ndërsa shtoi se konsumatori nuk është i rrezikuar.

“340 mijë shpendë, ka nisur procesi i 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanoneNë çdo dalje që ne kemi bërë kemi konfirmuar që procesi është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi. Gripi i shpendëve. Është stinore.

Kryesisht transmetohet nga shpendët e vjetër që fluturojnë. Ne nuk pretendojmë që nuk do kemi më grip. E rëndësishme është të marrim masa. Fokusi jonë është të shpëtojmë tufën e shpendëve. Është një sëmundje që nuk transmetohet te konsumatori.

Sot kemi një vatër të izoluar. Ka shpendë që kanë ngordhur. Ka edhe nga ata që janë të infektuar dhe ligji parashikon eleminimin dhe asgjësimin e tyre. Për të dyja kategoritë ka nisur procesi i eliminimit të tyre nga kapanonet.  Pjesë e dëmshpërblimit është e parashikuar në ligj dhe vjen pas një hetimi për shkak pasojë”, tha zv/ministrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.