Ministria e Drejtësisë e përkthen të plotë ‘Dosjen Habilaj me 1800 faqe
Ministria e Drejtësisë më në fund ja ka dalë të përfundojë përkthimin e ‘dosjes Habilaj’, të sjellë nga Italia.
Hetimi 4-vjeçar i Prokurorisë së Katanias dhe përgjimet e tyre nxorrën edhe emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Edhe pse Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar përkthimin më të shpejtë të kësaj dosje, por vetëm sot është përfunduar nga Ministria e Drejtësisë dhe do të dorëzohet e gjitha në shqip.
Këtë e ka bërë të ditur sot, ministrja e Drejtësisë, Erilda Gjonaj. Sipas saj, janë përkthyer 1800 faqe dosje hetimore e ardhur nga Italia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



