E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MINISTRIA E SHËNDETËSISË MBËSHTET 4 FËMIJËT NË PUKË: STATUS JETIMI DHE KUJDESTARI PËR FËMIJËT
Lajme

MINISTRIA E SHËNDETËSISË MBËSHTET 4 FËMIJËT NË PUKË: STATUS JETIMI DHE KUJDESTARI PËR FËMIJËT

Pas fatkeqësisë së ndodhur në Pukë ku një çift humbi jetën pas zjarrit që dogji shtëpinë dhe 4 fëmijë mbëtën jetimë, Ministria e Shgëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përmes strukturave të saj të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Shërbimin Social Shtetëtor ka marrë menjëherë masat duke mbledhur grupin teknik multidisiplinar për menaxhimin e rastit.

 

Pasi u bë vlerësimi i nevojave, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në koordinim me organizatat partnere dhuruan veshmbathje, pako ushqimore dhe karrocë për gjyshën e paralizuar që shpëtoi nga zjarri, duke u angazhuar për mbështetjen e familjes në vazhdimësi.

Ndërkohë ka nisur procedura për pajisjen me status jetimi të 4 fëmijëve dhe ka nisur menjëherë identifikimi i një familjeje të përshtatshme që do të marrë në kujdestari 4 fëmijët e mitur si zgjidhja më e mirë e mundshme.

Në bashkëpunim me Bashkinë Pukë 4 fëmijëve u është caktuar një pension social dhe bashkia ka marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë. Aktualisht fëmijët janë të strehuar tek gjyshja e tyre deri në përcaktimin e kujdestarisë.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës do të vijojë të ndjekë nga afër fëmijët për çdo nevojë që do të paraqitet në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.