Ministrja e Arsimit mesazh nxënësve dhe mësuesve: Kujdes të shtuar për higjenën, respektoni masat e pandemisë
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka uruar nxënësit për rikthimin në shkolla pas pushimeve për festat e fundvitit.
Përmes një statusi në rrjete sociale, ministrja u ka uruar nxënësve suksese një ditë para se ata të rikthehen në bankat e shkollës.
Ajo u rikujton gjithashtu të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të jenë mjaft të kujdesshëm për masat anti-covid dhe higjienën, si një përgjegjësi e përbashkët për të mbrojtur shëndetin e gjithsecilit.
Statusi i plotë i Ministres Kushi:
Të dashur nxënës,
Shpresoj të keni kaluar festa e pushime të gëzuara, e të keni mbledhur plot energji që nesër t’u riktheheni shkollave plot dëshirë e pasion për të mësuar më shumë.
Rikthimi në shkollë ju bën bashkë me shoqet, shokët, mësuesit, të kaloni çaste të bukura por edhe të mbështesni më shumë njëri-tjetrin.
Ndërkohë dua t’ju kujtoj edhe një herë që të kemi kujdes të shtuar për higjienën dhe të gjitha masat kundër pandemisë. Shkollat e hapura dhe mësimi në prezencë fizike kërkon vëmendjen dhe përgjegjësinë e të gjithëve bashkë.
Ju uroj shumë suksese dhe vit të mbarë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



