E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministrja Manastirliu zbulon vendimet e qeverisë, nga familjet me tre fëmijë te jetimët, ja kush përfiton
Lajme

Ministrja Manastirliu zbulon vendimet e qeverisë, nga familjet me tre fëmijë te jetimët, ja kush përfiton

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri sot me dije se qeveria ka vendosur të rrisë me 10 për qind ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.

Po ashtu ajo bëri me dije se do të alokohen 45 miliardë nga buxheti për mbrojtjen e shtresave në nevojë.

“Kemi disa vendime të rëndësishme për të komunikuar. Sot qeveria mori vendimin për miratimin e projektbuxhetit për vitin 2022. Kërkojmë të komunikojmë vendimet e rëndësishme. Program i ndihmës ekonomike si një mburojë sociale do ketë rritje të masës së ndihmës ekonomike në masën 10 për qind. Do ketë rritje të ndihmës ekonomike për familjet me fëmijë mbi 18 vjec. Do të vijojmë të mbështesim fëmijët jetime duke ia dyfishuar masën e mbrojtjes së këtij programi. Edhe për gratë e trafikuara do ketë rritje me tre herë. 45 miliardë dollarë do alokohen në buxhetin e shtetit për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Do ketë rritje të buxhetit për pagat e personelit mjekësor, mjekë infermierë. Do vijojmë në vitin 2022 me rritjen e pagave në vitin 2022 me 6 për qind të rritjes së pagës”, tha Manastirliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.