Ministrja spanjolle pozitive me koronavirus
Ka rezultuar pozitive me koronavirus edhe Ministrja e Barazisë në Spanjë Irene Montero, ndërsa Austria ka raportuar vdekjen e parë nga koronavirusi.
Ndërsa Zëvendës Kryeministri spanjoll Pablo Iglesias është karantinuar.
Në mbledhjen e kabinetit spanjoll të planifikuar për të enjten do të marrin pjesë vetëm ministrat, prezenca e të cilëve është e nevojshme për të aprovuar masat e reja të koronavirusit.
Të gjitha takimet e tjera të kryeministrit të vendit do të mbahen përmes një video-konferencë.
Në Vienë një burrë 69 vjeçar ka vdekur pasi u infektua nga koronavirusi, duke qenë vdekja e parë në Austri.
Spanja ka mbi 2000 raste të infektuar me koronavirus, ndërsa numëron edhe 55 vdekje.
Ndërsa Austria ka konfirmuar 302 raste deri më tani, dhe katër persona janë shëruar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



