E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miqësorja Shqipëri-Itali sjell miliona, FSHF arkëton 700 milionë lekë
Lajme

Miqësorja Shqipëri-Itali sjell miliona, FSHF arkëton 700 milionë lekë

Ndjekja e madhe që tifozët në Shqipëri kanë për kampionatin italian, apo edhe për kombëtaren, ka bërë që stadiumi “Air Albania” të mbushej pothuajse plot dhe  FSHF ka arritur të arkëtojë 700 milionë lekë nga shitja e biletave.

Me kapacitetin prej 21 mijë e 500 vendesh, me përjashtim të disa stolave bosh në sektorin e tifozëve miq, çdo cep tjetër i stadiumit ishte i mbushur.

Një gjë e tillë nuk shihej që në ndeshjen me Poloninë në vitin 2021, kur Shqipëria luante një ndeshje delikate në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, e cila përfundoi me fitoren e polakëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.