E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miqtë e shokët nxjerrin nga arkivat kujtimet për Tanin e TOP-it
Publik News

Miqtë e shokët nxjerrin nga arkivat kujtimet për Tanin e TOP-it

 

Sot do të ishte plot 52 vjec, por sic thotë shprehja popullore, “zoti merr të mirët pranë” dhe Tani i TOP-it nuk është në këtë botë për të festuar ditëlindjen.

Por ka punuar kaq shumë për këtë vend, sac do 16 tetor, rrjetet sociale mbushen me postime për të, me foton e tij, nga njerëz që e kanë njohur dhe kanë punuar me të; nga kolegë, miq, të afërm për ti kujtuar ditëlindjen.

Ndaj njerëzit janë të bukur e të mirë për veprën që kanë lënë pas. Dhe Tani i Top-it kujtohet cdo vit, madje disa herë në vit; ditën kur krijoi median TCH, ditën e tij të lindjes, por edhe atë të ndarjes nga jeta.

Secili nga ata që shkruan, lë në mesazhe kujtimet personale për të. Dhe të gjithë e kujtojnë për idetë e tij novatore, pasionin me të cilin kryente profesionin, por edhe me gjetjen e talenteve.

Dritan Hoxha, themelues i Top Media Grup lindi në 16 tetor 1968 dhe u nda nga jeta në një aksident me makinë në Tiranë në 23 maj 2008, në një moshë fare të re, dhe ende pa e përfunduar misionin e tij. Por, në TCH kanë sloganin “Vepra e Tanit vazhdon”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.