E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratimi i Deklaratës së Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, PD: Sqaruam se është tallje me…
Politikë

Miratimi i Deklaratës së Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, PD: Sqaruam se është tallje me…

Pas njoftimin nga Taulant Balla se sot është miratuar Deklarata Përfundimtare e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, ka ardhur dhe një reagim nga Partia Demokratike, e cila braktisi diskutimet në Parlamentin Evropian.

Në deklaratën e PD thuhet se ata kanë dorëzuar memorandume sqaruese se është talle me dinjitetin e njeriut dhe e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla.

“Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuraria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve. Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste bego, beço, rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.”, thuhet më tej në deklaratën e Genc Pollos.

 

 

 

Deklaratë e Partisë Demokratike, deputeti Genc Pollo

Sot në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët të Stabilizim Asocimit shpjeguam gojarisht e dorëzuam memorandume sqaruese se është tallje me dinjitetin e njeriut dhe dinjitietin e ligjit të diskutojmë për luftën kundër krimit, drogës e korrupsionit e të miratojmë deklarata ndërkohë që mbledhjen e (bashkë) kryeson Taulant Balla. Mendoj se edhe shumë deputetë normalë të mazhorancës dhe i gjithë opinioni publik bie dakord për sa më lart.

Bien dakord edhe shumë eurodeputetë të informuar, pavarësisht se ata ruajne aparencat dhe thonë me të drejtë se kjo çështje duhej zgjidhur në Tiranë. Por Rama e Ruçi nuk deshën të pranojnë një zgjidhje të thjeshtë që u propozuam para një jave. Të emëronin një socialist normal (ka ende të tillë) në krye të delegacionit parlamentar. Pse nuk e bënë e dinë ata.

Ndonjë deputet thotë se kjo çështje sqarohet në gjykatë. E drejtë edhe kjo. Aty do të sqarohet në një ditë jo të largët. Por hë për hë prokuraria e gjykatat janë me probleme e nuk para merret me skandalet e qeverisë. Pastaj politika është për të vepruar shpejt kur ka bazë e jo me vite. Dhe Balla i ka pranuar një pjesë të fajësimeve

Eurodeputetë kërkojnë sqarime nga ekzekutivi i tyre për raste bego, beço, rrajo etj. Interesante të ndjekim zhvillimet.

Eurodeputetët mund të mos kenë mekanizëm procedural për ta larguar Ballën. Por, siç e thanë, do zenë hundën me dorë e vazhdojnë një orë punë

Por të mos presim nga Parlamenti Europian të na zgjidhi problemet një më një.

Balla është problemi i rradhës i Rilindistave Aty ku lindi atu duhet zgjidhur: në Shqipëri!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.