E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohen 9 zonat e rindërtimit në Tiranë pas tërmetit tragjik, ja ku do jenë
Publik News

Miratohen 9 zonat e rindërtimit në Tiranë pas tërmetit tragjik, ja ku do jenë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha në deklaratën për mediat se kjo “ecën përpikmërisht sipas kalendarit të miratuar Programi i Rindërtimit”.

“Kemi miratuar për shpalljen e zonës së re për zhvillim në Shijak, në Kurbin, Lac, jemi duke folur për një zonë tjetër që do ndërtohet nga Turqia, njësia tjetër ne Thumanë, Krujë.

Në Krujë 2 zona, Bubq që ka një dëmtim të një madhësie te madhe në territor e Fushë Krujë, në Durrës, shpalljen e një zone.
Në Vorë një zonë, në Kavajë një zonë në qytet.

Në Tiranë kemi miratuar 9 zona të reja për zhvillim, nga “5 maji”, zona e Autotraktorëve, zona e Kombinatit, në njësinë 11 Universiteti Bujqësor i Tiranës, në Baldushk, zonë e re në Ndroq, zonë e re në Vaqarr dhe në Zall Herr.

Këto dy muaj qeveria ka bërë nga A e procedurave ligjore deri te shpallja e zonave që citova më lart. S’bëhet fjala për të ndërtuar shkel e shko, por mbi bazën e procedurave, ligjit, e standarteve bashkëkohore, duke përfshirë ato antisizmike. Sot firmoset kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt do kemi modelet. Ju lutem aplikoni sa më shpejt”, tha Ahmetaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.