E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miratohet Spike Protect, produkti mjekësor i ideuar nga Prof. Dr. Edvin Prifti
Lajme

Miratohet Spike Protect, produkti mjekësor i ideuar nga Prof. Dr. Edvin Prifti

Një lajm i rëndësishëm vjen nga fusha e kërkimit shkencor dhe mjekësisë. Prof. Dr. Edvin Prifti ka bërë të ditur se Spike Protect, produkti biologjik i ideuar prej tij, ka marrë miratimin rregullator të Komunitetit Europian dhe pritet të dalë në tregun evropian brenda pak javësh.

Sipas Prof. Priftit, Spike Protect është zhvilluar për të neutralizuar efektet e proteinës Spike, e cila prodhohet si nga infeksioni me COVID-19, ashtu edhe nga vaksinat kundër virusit. Ai shprehet se pas një pune disa vjeçare, produkti ka përfunduar me sukses procesin e miratimit dhe tashmë do të jetë i disponueshëm në vendet e Bashkimit Europian, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku i njohur thekson se nuk kishte rekomanduar më parë përdorimin e këtij produkti, pasi priste përfundimin e të gjitha procedurave rregullatore.

Prof. Prifti shpreson se Spike Protect do të ndihmojë në parandalimin e komplikacioneve që lidhen me COVID-19 dhe me rastet e zgjatura të sëmundjes (Long COVID), si edhe, sipas tij, të komplikacioneve të lidhura me vaksinat.

Ai falënderon kompanitë Zion Pharmaceutical dhe Martinez Nieto S.A. për partneritetin në zhvillimin dhe komercializimin e produktit, duke veçuar se një nga kushtet e tij kryesore ka qenë që çmimi i Spike Protect të jetë sa më i ulët, në mënyrë që produkti të jetë i përballueshëm dhe i aksesueshëm për sa më shumë njerëz.

Në letrën e publikuar nga kompania spanjolle Martinez Nieto S.A., konfirmohet bashkëpunimi me Prof. Dr. Edvin Priftin për zhvillimin e Spike Protect, si dhe shpërndarja ekskluzive e produktit nëpërmjet Zion Pharmaceuticals, duke theksuar se ai është prodhuar në përputhje me standardet dhe legjislacionin evropian për suplementet ushqimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.