E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirditorët ‘gozhdojnë’ Berishën: Duhen protesta, jo parada mode!
Lajme

Mirditorët ‘gozhdojnë’ Berishën: Duhen protesta, jo parada mode!

“Ke mbajtur shumë servila rreth vetes, Noka është arrogant”

Takimi i Sali Berishës në Mirditë është shndërruar në një seancë kritike të hapur, ku demokratët janë përplasur verbalisht me kreun e PD-së, duke e akuzuar për figura të konsumura, arrogancë dhe mungesë reformimi në parti.

Një qytetar i pranishëm e kritikoi ashpër Berishën, duke i thënë se PD ka nevojë për protesta të mëdha, jo “paradë mode”, dhe se foltorja ka ardhur shumë vonë.

“Më duket se foltorja s’është në kohën e duhur, duhej në shtator. Protestat janë bërë bajate. Unë dua protestë, jo paradë mode. PD duhet të riformatohet. Flamur Noka është arrogant, nuk është ai për sekretar. Ka figura të tjera”, u shpreh ai.

Demokrati u ndal edhe te drejtuesit e PD-së, duke i quajtur “antipatikë” dhe “pjesa humbëse e 2013-s”, ndërsa theksoi se stafi i Bashës është rikthyer sërish te Berisha.

Ndërkohë, një tjetër qytetar u drejtoi kritika edhe më të forta:

“Ke marrë shumë servila rreth vetes. Kryetari i komanduar s’di as vetë ku është. Gjin Gjoni ul kokën aty kot. Jemi pa kryetar në Lezhë. Jepi urdhër Agronit, Gjinit, Hotit të merren me njerëzit. Mos të kenë frikë askënd”.

Berisha u përpoq të zbutë situatën, duke thënë se ai dhe ata që janë rreshtuar me të nuk kanë marrë asnjë privilegj dhe se është rikthyer në drejtim për të mbrojtur PD-në nga kapja politike.

“Ata që u bashkuan me mua nuk përfituan asgjë. U bë çdo përpjekje që të mos bashkoheshin. Nëse donin të kontrollonin PD-në, nuk mund ta pranoja”, tha Berisha.

Takimi në Mirditë evidentoi një pakënaqësi të theksuar brenda radhëve të demokratëve, të cilët kërkojnë reformim, figura të reja dhe aksion të fortë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.