E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mirënjohja, shtylla që mban në këmbë dinjitetin e njeriut
Publik News

Mirënjohja, shtylla që mban në këmbë dinjitetin e njeriut

 

Ma dërgoi Ilir Çumani këtë foto, bashkë me historikun. Nuk e kisha parë.
“Nikolai Machuliak, një fshatar nga Siberia, në vitin 1974 gjeti në një pyll një këlysh ariu polar të braktisur. E mori në shtëpi dhe e rriti për 1 vit. Pas 12 muajsh e liroi. Në vitin 1976, ai e ritakoi ariun rastësisht po në pyll. Ky është momenti i rrallë që për fat u fiksua edhe në këtë fotografi. Shikoni reagimin e ariut. Edhe kafsha e njeh mirënjohjen….!”

E dini cili është njeriu më i keq?

Jo ai që të gënjen, as ai që të vjedh. Eshtë ai që kur ka nevojë, të bëhet leckë, dhe sapo mbaron punë, kthen kurrizin e bën sikur s’të njeh më.
Shtylla kurrizore e mban në këmbë fizikisht njeriun, ndërsa mirënjohja është shtylla që mban në këmbë moralin dhe dinjitetin e tij.

Unë kujdesem shumë, po shumë, të shënoj me gërma të trasha në tru, emrin e çdo njeriu që më ka ndihmuar dhe më eshtë gjendur pranë kur unë kam patur nevojë.

Unë mund të mos jem kurrë i dobishëm për ta, dhe ata mund të mos e dinë që unë se harroj kurrë ndihmën që më kanë dhënë, por unë e ruaj në kujtesë si një gjë të shtrenjtë./ M Kikia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.