E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mjekët po fshehin të vërtetën”/ 14-vjeçarja bëri operacion fshehurazi nga i ati, humbi jetën tragjikisht
Lajme

“Mjekët po fshehin të vërtetën”/ 14-vjeçarja bëri operacion fshehurazi nga i ati, humbi jetën tragjikisht

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Durango të Meksikës, ku një 14-vjeçare, Paloma Nicole Arellano, humbi jetën pas një ndërhyrjeje të dyshuar estetike për zmadhimin e gjoksit, të kryer fshehurazi nga babai i saj.

Adoleshentja ndërroi jetë një javë pas operacionit, në spitalin ku u trajtua. Në certifikatën e vdekjes u shënua si shkak “edemë cerebrale e shkaktuar nga një sëmundje respiratore”. Por babai i saj, Carlos Arellano, pretendon se ky është një manipulim i qëllimshëm.

“Certifikata e vdekjes së saj shkruante gabimisht ‘sëmundje’, në një përpjekje për të fshehur të vërtetën. E mora vesh vetëm në funeral, kur pashë shenjat dhe implantet e gjirit”, – tha ai, duke shtuar se dokumenti iu dha me nxitim, pa hetime të thelluara.

I dërrmuar nga humbja, ai ka depozituar një ankesë zyrtare duke kërkuar që të hetohen të gjithë përgjegjësit për ndërhyrjen që i mori jetën së bijës. Autoritetet meksikane kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.

Tragjedia e Palomës vjen vetëm pak ditë pasi një 28-vjeçare humbi jetën në Brazil, gjatë një ndërhyrjeje estetike për ngritjen e vitheve, duke ngritur alarmin për rreziqet e procedurave estetike të kryera pa kontroll të rreptë mjekësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.