E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Pipero flet për gjendjen e 28 vjeçarit me koronavirus: Djali ka filluar ta ndjejë veten fajtor
Lajme

Mjeku Pipero flet për gjendjen e 28 vjeçarit me koronavirus: Djali ka filluar ta ndjejë veten fajtor

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka folur mbrëmjen e sotme për gjendjen e pacientëve të parë me koronavirus në vendin tonë, babë e bir.

I ftuar në ABC News, Pipero ka thënë se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po mbahen në kontroll, ndërkohë që sipas mjekut 28 vjeçari i cili quhet dhe “pacienti zero” ka filluar ta ndjejë veten fajtor.

“Ky është një virus që ka shumë të panjohura. Ata janë në stres, kanë rezultuar pozitivë, por nuk janë të sëmurë. Këta persona vetëizolohen në shtëpi. Mbahen të mbikqyryr dhe në rast se kanë edhe temperaturë menjëhere ata merren në spital.

Në pavion po kurohen tre persona. Aktualisht nuk kanë temperaturë. Janë nën mjekim. Në mjekim, taktika që kemi ndjekur është komplekse, të luftojmë virusin me antiviralë. Protokolli është pothuajse i njëjtë se në vendet e tjera.

Dy ditët e para ka qenë shumë e rëndë, sot janë më të qet. Të marrësh një njeri nga lokali dhe ti thuash nuk do dalësh, nuk po ju them ndonjë sekret”, ka thënë Pipero.

Më tej, ai ka shtuar se babain e 28 vjeçarit e ka të njohur dhe komunikon në telefon me të.

“Atë babin e tij e kam të njohur personal. Unë komunikoj me telefon me të. Sepse vetëm një personel i ngushtë mjekësor komunikon me ta. Djali ka filluar ta ndjejë veten fajtor. Por nuk është i tillë. Por ai nuk është aspak fajtor, dihet fajtor”, shtoi mjeku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.