E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku tregon simptomat e koronavirusit: Është si dy pika uji me gripin, por diferencën e bën vështirësia në frymëmarrje
Publik News

Mjeku tregon simptomat e koronavirusit: Është si dy pika uji me gripin, por diferencën e bën vështirësia në frymëmarrje

Pipero thotë se simptomat e koronavirusit janë “si dy pika uji me ato të gripit” pra temperaturë, dhimbje koke, tharje fyti, marrje mendsh, kollë dhe diare.

Por sipas tij, diferencën në këtë rast e bën vështirësia në frymëmarrje.

Pipero tha në emisionin “Open” se situata duhet marrë në konsideratë nëse pacienti ka temperaturë mbi 38 dhe frymëmarrje mbi 30 në minutë.

“Kjo është pyetja më e rëndësishme. Ky virus dhe kjo sëmundje e shkaktuar nga ky virus, ngjan si dy pika uji me gripin, kemi temperaturë, dhimbje koke, tharrje fyti, kollë, diare, përzierje. Diferencën e bën frymëmarrja. Të mos ngatërrohet ankthi me vështirësinë në frymëmarrje, vështirësia në frymëmarrje është mbi 30 frymëmarrje në minutë sepse njeriu merr frymë por trupi nuk oksigjenohet sa duhet. Të shmanget frika, edhe unë kam frikë normalisht. Për temperaturën kemi patur të dhëna të ndryshme, kemi konsideruar mbi 38.5 që shoqërohet edhe me kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet të merret në konsideratë”, u shpreh mjeku Pipero.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.