E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku vdes në shtëpinë e tij nga koronavirusi
Publik News

Mjeku vdes në shtëpinë e tij nga koronavirusi

Një mjek nga Bergamo i cili u testua pozitiv ndaj COVID-19 të enjten, pasi ai dhe disa nga kolegët e tij zhvilluan simptoma të koronavirusit, dy ditë më vonë ka ndërruar jetë.

47 vjeçari Diego Bianco, i cili punoi për shërbimin e urgjencës italiane, vdiq dje, të dielën, në shtëpinë e tij në Montello, në veri të Italisë, ku jetonte me gruan dhe djalin e tyre tetë vjeçar. Ai jetonte dhe punonte në Lombardi, në veri të vendit, i cili është goditur keq nga infeksioni.

Fjalët e fundit mes tij dhe gruas ishin se ai ndihej mirë, por vetëm disa orë më vonë, ajo e gjeti të pajetë.

Siç raportojnë mediat italiane, çifti kishin nisur të flinin në dhoma të ndara që kur ai kishte nisur të shfaqte simptomat e para të infeksionit.

Rreth orës 5.30 të mëngjesit të djeshëm, bashkëshortja shkoi ta kontrollonte burrin e saj – por gjendja e tij kishte filluar të përkeqësohej pasi kishte vështirësi në frymëmarrje dhe më pas pësoi një sulm në zemër.

PRI_146733206-1

Gruaja e shqetësuar, Maruska Capoferri tha se një natë para se të vdiste, rreth orës 3.30 të mëngjesit, Diego i tha asaj:

“Mund të shkosh të flemë, e dashur, nuk do të vdes. Unë vetëm duhet të gjej një pozicion të rehatshëm për të fjetur“.

Ajo iu përgjigj: “Pse, a mendon se do të vdesësh?”

Kur ai i tha “jo”, ajo i buzëqeshi dhe shkoi në një dhomë tjetër të flinte me djalin, raporton L’Eco di Bergamo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.