Mjeshtri Mirush Kabashi në karrige me rrota në një spital privat
Mjeshtri i madh, Mirush Kabashi sapo ka përfunduar radioterapinë.
Aktori i mirënjohur, prej dy vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë dhe vazhdimisht ka bërë përpjekje të mëdha pë shëndetin e tij.
Ndërkaq, kjo është një foto nga një spital privat në Tiranë, postuar nga Oriela Cano, fill pas mbarimit të radioterapisë.
Mirush Kabashi shfaqet në karrige me rrota por i buzëqeshur dhe plot jetë.
Ai festoi një muaj më parë 72-vjetorin e lindjes dhe ne i urojmë sa më shumë shëndet kësaj ikone të skenës dhe filmit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




