E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Modelja i’u përgjigjet kritikave për veshjen transparente
Publik News

Modelja i’u përgjigjet kritikave për veshjen transparente

Modelja Brooks Nadar ka marrë shumë komente negative në internet pas veshjes që pati në një prej mbrëmjeve të sportit. 22-vjeçarja i la shumë pak vend imagjinatës me veshjen e saj, që mediat e kanë quajtur të “guximshme”.

Me fustanin e tejdukshëm, Nadar nxorri zbuluar gjoksin dhe të brendshmet.

Por pas kësaj, profili i saj i Instagramit u mbush plot me komente kritike, ku disa prej të cilëve shkruanin se ajo “po kërkonte të përdhunohej”.

“Kur po provoja veshjet për mbrëmjen e sotme nuk prisja një reagim të tillë. Gjithmonë i marr përsipër risqet e modës. Është e rëndësishme të jem e veçantë dhe me vetëbesim kur vjen puna te gjërat që bëj në jetë. Vishem për veten time, jo për të tjerët”, është shprehur ajo për mediat.

Pavarësisht komenteve negative, Nadar u shpreh se fustani i ri e bëri që të ndihej “seksi”.

ImageImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.