Mogherini: Rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë
“Sot kolegji aprovoi paketën e përvitshme të zgjerimit për Ballkanin perëndimor dhe Turqinë. Është interesi ynë të kemi një politik të suksesshme të zgjerimit. Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE. Është në përfitimin tonë dhe të qytetarëve tanë. Secili vend vlerësohet mbi bazën e meritës personale dhe progresin mbi reformat. Përgjatë vitit të kaluar partnerët tanë të Ballkanit kanë ndërmarrë reformë shumë të rëndësishme. Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha Mogherini.
Ndërkohë, Johanes Hahn tha se KE pranon progresin që ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria çka na çon në hapjen e bisedimeve
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



