Mogherni: Anëtarësimi i Ballkanit në BE, i pakthyeshëm
Komisioni Evropian paraqiti sot Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Anëtarësimi në BE është i pakthyeshëm dhe i prekshëm për të gjithë shtetet”, tha në një konferencë për shtyp, shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.
“Mesazhi jonë është i thjeshtë, le ta bëjmë sëbashkëu. Kërkohet rezistencë dhe vendosmëri… le ta sjellim Ballkanin Perëndimor brenda në BE, jo në një të ardhme shumë të largët por brenda gjeneratës sonë”, tha Mogherini.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e Jashtme tha se muajt në vijim do të jenë shumë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



