E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Moment i pazakontë”, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhjet mund të krijojnë një situatë të re politike
Politikë

“Moment i pazakontë”, Rama flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhjet mund të krijojnë një situatë të re politike

Kryeministri Edi Rama, megjithëse e konsideron të pazakontë situatën aktuale politike, thekson se ajo mund të krijojë një situatë të re politike në vend.

“Është një moment i pazakontë por ka gjithë potencialin e vet për të krijuar një situatë të re politike”, theksoi ai pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

I pyetur nëse zgjedhjet mund të bëhen pa opozitën më 30 qershor, Rama, tha se me rëndësi janë standardet e tyre dhe jo numri i partive.

“Në një palë zgjedhje të gjithë duhet të kenë të drejtën të zgjedhin dhe po ashtu kanë të drejtën të mos zgjedhin, të rrinë në shtëpi. Mbi bazën e atij besimi vazhdon funksionimi normal i sistemit demokratik. Ata që nuk marrin pjesë në zgjedhje, ua lënë të tjerëve. Në një demokraci zgjedhjet i bëjnë standardet, që janë të garantuara dhe sigurisht të përmirësueshme”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.