E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momente shumë prekëse/Dy ish të burgosurit e Qafë-Barit takohen pas 35 vitesh
Lajme

Momente shumë prekëse/Dy ish të burgosurit e Qafë-Barit takohen pas 35 vitesh

Në përkujtimin e 35-vjetorit të revoltës së Qafë Barit, ish të burgosurit e këtij kampi riedukimi takohen dhe përloten nga kujtimet e vuajtjeve që kanë kaluar bashkë.

Ata e quajnë njëri-tjetrin “bashkëvuajtës” se ndanë të njëjtat qeli e të njëjtin fat në mes të maleve ku ishte ndërtuar ky burg.

Në video e regjistruar nga Jozef Radi, janë Kosta Gjordeni me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka.
“Dy bashkëvuajtes të tmerrit të majit ,1984 takohen mbas shumë vitesh… Kosta Gjordeni një nga herojtë e Revoltës qe nga ajo ditë mbajti 30 vite plumbin ne shpatull dhe ishte me një dore, me dy miqtë e tij Tonin Dema dhe Zef Luka.

Lotët e kësaj bisede në takimin mes tyre, dhe dhimbja qe vazhdon të jetojë në shpirtrat e tyre, ishin nga çastet më prekëse të kësaj dite. Me qindra njerëz takuan dramën dhe qëndresën e tyre nën diktaturë”, shkruan Radi ne facebook.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.