E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momente tensioni gjatë shoqërimit në Komisariat, 21-vjeçari dhunon forcat ‘Shqiponja’, ata e ndaluan për…
Lajme

Momente tensioni gjatë shoqërimit në Komisariat, 21-vjeçari dhunon forcat ‘Shqiponja’, ata e ndaluan për…

Momente tensioni kanë shoqëruar ndalimin e një 21-vjeçari në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Policia bën me dije se i riu ishte ndaluar për t’u kontrolluar nga efektivët, të cilët i gjetën kanabis.

Gjatë tentativës për ta shoqëruar në Komisariat, 21-vjeçari është bërë i dhunshëm.

Blutë e Tiranës thonë se “në momentin e ndalimit ai ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë”.

Njoftimi

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis. Ky shtetas  në momentin e ndalimit ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.