E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momenti kur policia amerikane vret një tjetër afro-amerikan që kundërshtoi efektivët (VIDEO)
Publik News

Momenti kur policia amerikane vret një tjetër afro-amerikan që kundërshtoi efektivët (VIDEO)

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në SHBA ku polici amerikan Derek Chauvin vrau afro-amerikanin George Floyd, një tjetër vrasje ka ndodhur në Atlanta, SHBa, ku efektivët e policisë kanë qëlluar për vdekje afro-amerikanin që i kundërshtoi.

Policia e Atlantës ka publikuar pamjet e kamerave që policët mbanin në unifroma, në mënyrë që të bëhej e ditur se afro-amerikani ishte goditur për shkak se kishte rrezikuar jetën e efektivëve të policisë.

Edhe pse policët kanë goditur për vetëmbrojtje, shefi i policisë në qytetin e Atlantës në SHBA, dha dorëheqjen.

Në video shihet se efektivët kanë ndaluar 27 vjeçarin Ryshard Brooks për t’i bërë testin e alkoolit, pasi ai ka qenë duke drejtuar mjetin e tij.

Brooks nuk kaloi testin e alkoolit dhe bëri rezistencë kur policia tentoi ta arrestonte, ndërsa imazhet në video tregojnë se gjatë një përplasjeje fizike me oficerët, Brooks, mundi të merrte pistoletën elektrike të një prej policëve dhe tentoi të largohej nga vendngjarja.

Oficerët e ndoqën, ndërsa Brooks u kthye dhe i drejtoi goditësin elektrik oficerit.

Ky i fundit qëlloi dhe Brooks u dërgua në spital, por nuk kishte mundur ti mbijetonte një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ndërkohë edhe njëri nga policët është lënduar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.