E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mond Mëhalla, 3 vite nën hetim për pastrim parash
Flash

Mond Mëhalla, 3 vite nën hetim për pastrim parash

Prokuroria kërkoi pushimin e dosjes

Prokuroria e Elbasanit ka mbajtur për gati tre vite nën hetim biznesmenin Edmond Hyka, i njohur si Mond Mëhalla, për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Hetimi nisi për shkak të të kaluarës së tij problematike jashtë vendit, ku ai ishte proceduar dhe arrestuar si i dyshuar për trafik droge.

Burime të sigurta të Publik.al bëjnë me dije se dosja penale ndaj tij u regjistrua në vitin 2020 me numër rendor 1878, dhe u hetua nga prokurorja Edlira Bako. Megjithatë, pas tre viteve hetime, prokuroria nuk arriti të siguronte prova konkrete që të vërtetonin akuzën e pastrimit të parave, duke kërkuar pushimin e çështjes dhe duke e dërguar dosjen në Gjykatën e Elbasanit.

Çështja në fazën gjyqësore është shqyrtuar nga gjyqtari Elis Dine, por deri më tani nuk është bërë publik vendimi përfundimtar i gjykatës mbi hetimin financiar ndaj Mëhallës.

Kush ishte Mond Mëhalla?

Biznesmeni i ekzekutuar mbrëmjen e 30 nëntorit 2025 zotëronte disa aktivitete në Elbasan:

  • Club-in “Hollywood Lounge Bar”
  • Pikën e karburantit “Xhaxhi Oil”, në oborrin e së cilës u vra
  • Kompaninë e taksive dhe transportit “EL-Taxi”

Ekzekutimi i tij me dy plumba në kokë ka hapur një sërë pikëpyetjesh mbi konfliktet dhe historikun e tij penal, ndërsa hetimet për vrasjen vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.