E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e LSI i bashkohen qëndresës së aktorëve te Teatri Kombëtar
Publik News

Monika Kryemadhi dhe ish-deputetët e LSI i bashkohen qëndresës së aktorëve te Teatri Kombëtar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shkuar sërish mbrëmjen e sotme te Teatri Kombëtar, ku qëndrojnë aktorë e aktivistë të cilët janë kundër shembjes së godinës aktuale.

Dy ditë më parë qëndresës te Teatri iu bashkua kreu i PD Lulzim Basha, ndërsa dje deri sot paradite “turnin” e kishte Monika Kryemadhi. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme Kryemadhi dhe simpatizantë e ish-deputetë të LSI kanë shkuar përsëri te Teatri.

Nuk dihet nëse kryetarja e LSI ka shkuar me dëshirën e saj për të dytën ditë radhazi te Teatri apo ka pasur një mungesë rakordimi mes aleatëve. Sakaq, mbrëmjen e sotme në disa media kanë qarkulluar sërish lajme se fadromat e IKMT do të shkonin të shembnin godinën e Teatrit.

Screenshot_3.jpg
Screenshot_2.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.