E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi mesazh Ramës: LSI nuk është më e Metës, e qetësisë dhe dashurisë! Mos guxo të cënosh, se do…
Politikë

Monika Kryemadhi mesazh Ramës: LSI nuk është më e Metës, e qetësisë dhe dashurisë! Mos guxo të cënosh, se do…

Në një deklaratë në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi i ka dhënë një mesazh kreut të qeverisë, Edi Ramës.

“Kam një mesazh për Ramën nga parlamenti i LSI. Meqë ka merak të madh për LSI, po ia bëj të qartë që LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë.

 

Dashuri dhe qetësi me kriminelin ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve.

E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por gratë e këtij vendi jo.

Rama të mos guxojë të cënojë asgjë të shqiptarëve se nuk do ketë përballje ligjoje, por personale se nuk ka për ta falur të aradhmen e fëmijëve asnjë”, tha Kryemadhi.monikaaa

Kryemadhi tha se opozita vazhdon t’i qëndrojë kërkesave të saj për një qeveri tranzitore, ndërsa shtoi se marrëveshja e firmosur pak ditë më parë më PD dhe aleatët, është një marrëveshje që ka bërë bashkë 60% të votuesve.

“Faktorit ndërkombëtare ia kemi bërë të qartë dhe jemi të palëkundur në kërkesat tona. Sa i takon angazhimeve tona, të LSI, do të jemi në kontakt të vazhdueshëm më njëri-tjetrin, do të jetë e pandalshme, jo për takime e mitingje, por për tu takuar me njerëzit.

Njerëzit e LSI duhet të zgjohen, jo për ta bindur njëri-tjetrin, por të takojnë njerëzit, që nuk e dinë rolin e LSI në 8 vite qeverise dhe se çafër kanë bërë. Roli i LSI me PS ka qenë domethënës që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në BE, vendimtar roli i LSI për frenimin e korrupsionit në radhët e PS, për lirinë e mediave, e kështu me radhe”, u shpreh kryetarja e LSI.

“Ne do të marrim vendim edhe për mbledhjen e Konventës Kombëtare të LSI. Pas zgjedhjeve parlamentare, që do të jenë shumë shpejt, meqë kishte merakun e fallit Edi Rama. Çdo strukturë partiake e të 12 qarqeve do të futet në procesin “një anëtar një votë” për zgjedhjen jo vetëm të kandidatëve për deputetë, por edhe për këshillat bashkiakë”, u shpreh më tej ajo.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.