E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Monika Kryemadhi reagon sërish për inceneratorin e Tiranës: Erioni gënjeu  publikisht ! Ku kanë shkuar paratë e tyre?!
Publik News

Monika Kryemadhi reagon sërish për inceneratorin e Tiranës: Erioni gënjeu publikisht ! Ku kanë shkuar paratë e tyre?!

Ne dhe shqiptarët nuk i gënjen dot

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar ditën e sotme se SPAK duhet të hetojë kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për firmën që sipas saj është hedhur në dhënien e inceneratorit të kryeqytetit.

Por Kryemadhi ka theksuar se kryebashkiaku duhet të bëjë transparencë për dhënien sipas saj të 91 milionë eurove për ndërtimin e këtij inceneratorit.

“”Avokati i inceneratorëve” Erion Veliaj, përfaqëson interesat e bosave të inceneratorit, jo interesat e qytetarve të Tiranës.

Çfarë e pengon Erion Veliaj, që hodhi firmën 91 milionë euro të bëjë transparencë para qytetarëve, se ku kanë shkuar paratë e tyre?

Edhe SPAK-un do ta gënjejë siç gënjeu komisionin hetimor?! Mos harro o “Avokati Inceneratorëve”: Ne dhe shqiptarët nuk i genjen dot.

Mbaje vath në vesh: Deri në 2047 do kesh kohë ta thuash dhe vuash të vërtetën e firmës tënde për inceneratorin e Tiranës”, thekson Kryemadhi.

Video / Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.