Monika Kryemadhi:Edi Rama donte ta bënte Adriatik Llallën ambasador, por nuk e lanë ndërkombëtarët
Monika Kryemadhi tha në studion e “Real Story” në Vizion Plus, se kryeministri Edi Rama i kishte premtuar ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që do ta bënte ambasador.
Kryemadhi tha se kjo është ndalur nga ndërkombëtarët kur e mësuan qëllimin e Ramës.
“Ndoshta e keni dëgjuar që Rama i kishte premtuar Adriatik Llallës që do ta bënte ambasador.
Ishin ndërkombëtarët ata që nuk e lejuan kur e mësuan këtë. Nuk është thënë publikisht?
Ndoshta ndërkombëtarët dinin diçka më shumë dhe e ndaluan” –tha Kryemadhi.p
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



