E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mori fund! Aniston ndahet nga Justin Theroux
Publik News

Mori fund! Aniston ndahet nga Justin Theroux

Martesa e Jennifer Aniston me Justin Theroux nuk arriti të zgjasë më shumë se dy vite e gjysmë. Çifti i aktorëve sqaroi se, vendimi për t’i dhënë fund lidhjes së tyre ishte i përbashkët dhe miqësor.

 Asnjëri nuk dha një arsye për këtë ndarje, duke u kujdesur vetëm t’i mëshonin idesë se, ata do të vazhdojnë të ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Aniston, 49 vjeç, dhe Theroux, 46 vjeç, lidhën kurorë në një ceremoni të fshehtë në Los Angeles gushtin e vitit 2015, e përpara kësaj kishin qenë 4 vite bashkë.

“Në kushte të tjera, këtë hap do ta kishim hedhur shumë privatikisht, por në industrinë e thashethemit askush nuk i reziston dëshirës për të spekuluar e për të shpikur, ndaj preferuam të ishin sa më të drejtpërdrejtë”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej të dyve.

“Mbi të gjitha, – nënvizohet aty, – ne jemi të vendosur ta ruajmë respektin dhe dashamirësinë e thellë për njëri-tjetrin”.

Kjo ishte martesa e dytë për aktoren aq të dashur të serialit “Friends”. Jennifer ka qenë për 5 vite bashkëshortja e të famshmit Brad Pitt, me të cilin u nda në vitin 2005 për shkak të lidhjes së tij me Angelina Jolie.

Edhe vet martesa e Pittit me këtë të fundit dështoi, e ndërsa siç thoshin njerëz pranë Anistonit, 49-vjeçarja pretendoi në atë rast se ishte karma që po i kthehej rivales së vet në dashuri, tani duket se po provon edhe vet të njëjtin ilaç të hidhur!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.