E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos i shtrembëro turinjtë kur flas unë’, Drejtori i Urgjencës ‘sherr’ në studio me ish-deputeten e PD. Pampuri
Publik News

Mos i shtrembëro turinjtë kur flas unë’, Drejtori i Urgjencës ‘sherr’ në studio me ish-deputeten e PD. Pampuri

Skender Brataj – Blendi Fevziu – Oriola Pampuri

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka debatuar ashpër mbrëmjen e sotme me ish-deputeten e PD Oriola Pampuri, në lidhje me masat për koronavirusin.

Pas debateve të herëpashershme që në nisje të emisionit, debati është ashpërsuar kur Brataj i ka kërkuar Pampurit të mos “shtrembëronte turinjtë” kur ai fliste. Ndërkohë, ish-deputetja e PD i ka kërkuar drejtorit të Urgjencës që t’i kërkoi falje ose ajo do të ikte nga emisioni.

Duke parë debatin e ashpër mes të dyve, ka ndërhyrë moderatori i Opinion Blendi Fevziu duke u thënë teleshikuesve “Doni ta dini pse smerrni vesh gjë, ja se zihen këta këtu”.

Pjesë nga debati:

Oriola Pampuri: Sa respirator ka sot infektivi?

Pëllumb Pipero: 5

Oriola Pampuri: 5 mjaftojnë

Skënder Brataj: O zonjë mos i shtrembëroni turinjtë, sepse nëqoftëse nuk ju pëlqen nuk duhet tju pëlqejë

Oriola Pampuri: Kërko falje për këtë që the të lutem. Për këtë fjalë kërko falje. Kërko falje ose ndryshe do çohesh ose ti ose unë nga studio.  Për këtë kërko falj

Skënder Brataj: Në momentin që unë flas nuk mundet të talleni ju lutem

Oriola Pampuri: Kërko falje ose nuk do të lë të flasësh më. Blendi të lutem të kërkojë falje, nuk mund të vazhdojë emisioni me këtë lloj gjuhe, unë nuk e ofendova.

Skënder Brataj: Po unë nuk duhet ta nisja fare sic e filluat juve që më treguat me gisht zotria zotria me instulte dhe ofendime, c’punë keni ju moj zonjë me mua. Me kë më ngatërroni, unë jam mjek dhe përfaqësues institucioni.

Oriola Pampuri: Kërko falje njëherë, keni dalë keni mashtruar qytetarët, nuk është ashtu siç thoni ju se nuk keni as argument

Blendi Fevziu: Doni ta merrni vesh se nuk do kuptoni asgjë, ja se do bëhet ky sherr

Oriola Pampuri: S’mund të flasi ashtu Blendi

Skënder Brataj: Po dhe ju s’mund të flisni ashtu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.