Mos ia prekni monologun e llogjeve “Mbretit plak”
Naim Noka
Nga monologu i “mbretit”, i paralajmëruar me bujë të jashtëzakonshme, mësuam disa të vërteta po aq të jashtëzakonshme.
Së pari, se pas 28 vitesh e katër muajsh në pushtet — si ministër, kryetar bashkie e kryeministër — ai ka dalë më i varfër nga ç’hyri kur e solli Fatos Nano nga Parisi. “Mbreti” u shkri dhe hyri djalë e doli plak i lodhur, duke na dhënë më shumë seç ka marrë nga ky popull teveqel.
Ky rast kaq prekës sakrifice meriton të studiohet nga ekonomistët e fiseve të Zululandit dhe të recitohet në fushatën për zgjedhjet vendore vitin që vjen.
“Mbreti dhe qeveria e tij nuk janë hajdutë e të korruptuar, sepse Amerika dhe Europa do të kishin bërë “NOC RROKUN” po të mos ishte vetë “mbreti plak” që votoi reformën në drejtësi.
Mjafton që e votoi reformën dhe çdo dyshim për korrupsion kthehet në shpifje. Kjo certifikatë pastërtie merret me votë parlamentare dhe ekskluzivisht nga vota e Zegjine Çaushit dhe Sara Miles.
Së dyti, bandat, Gys Agasi, Ron Yeffet, çunat e Dubait dhe investitorët strategjikë të kokainës janë shpikje e opozitarëve, protestuesve dhe e kazanëve mediatikë. Pra, mbreti po na afron më shumë Praninë Besnike të Noc Rrokut. Nëse i shihni në lajme, mos u besoni syve: është thjesht një montazh i keq i realitetit nga qelbanikët e rrjeteve.
Së treti, Vlora Gyseni, dhe gjysmëqeveria nën akuzën e drejtësisë qenkan përgjegjësi e Irfanit të News24 dhe Syrit të Berishës — jo e mbretit që u dha superpushtet. Në këtë teatër moçal, mbreti ynë zgjedh aktorët, por për shfaqjen përgjigjet dikush tjetër. Ç’faj ka mbreti se kë zgjedh mbreti?!
Fiks pas 28 vitesh e katër muajsh, mbreti ynë lan m*tin me shurrë me përbetimin madhështor që e përdor sa herë i vjen veza: s’ka bir nëne e bir kurve që t’i gjejë lekët e shqiptarëve në xhep. Ndërkohë që Shqipërinë e ka falë tek shokët, miqtë dhe armiqtë e këtij kombi, na tregon përralla me dhuratat në zyrën e tij. Shqiptarët sot paguajnë 1 miliard euro koncesione, ndërkaq mbreti u thotë: “Betohem për kokë të ‘Nocit’ se nuk kam vjedhë asgjë.”
Je bërë për mëshirë, o mbret; as vetja nuk të beson llogjet që tjerr e përmjerr. Java të vjen me arrestime të reja për Vlorën e Gysin. Mirel Mërtiri do të tregojë në cilat firma ka paguar 120 milionë eurot e Inceneratorit fantazmë të Tiranës. Po të mbyllen daljet, SPAK po të pret krahët, llogjet nuk pinë ujë më, rrugët po të ngushtohen dhe po të mbyllen daljet. Rrethimi është afër. Ndaj të ka ardhë dita që të mbetesh vetëm me monologun e llogjeve, kësaj here mat dhe lakuriq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



