E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti/Del nga shtrati lumi Ishëm
Publik News

Moti/Del nga shtrati lumi Ishëm

Sasia e madhe e reshjeve dhe intensiteti i lartë i tyre përgjatë 24 orëve të fundit, ka sjellë sërish përmbytje në zonën e Murqinës dhe Mallkuçit në Fushë-Krujë.

Mësohet se gjatë natës lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjeëtra hektarë tokë bujqësore.

Ndërkohë, raportohet se në këto dy fshatra disa banesa janë të rrethuara nga uji.

Gjithashtu kanalet kulluese janë mbushur me ujë, duke bllokuar disa rrugë në fshatra.

Sakaq edhe niveli i ujit në lumin Gjole, ka arritur në kuotat maksimale.

Mbetet për t’u parë se si mund të vijojë situata, nëse reshjet vijojnë të bien me këtë intensitet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.