Moti i keq ‘mbërthen’ Shqipërinë, njoftim i rëndësishëm nga TIA
Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar bllokime rrugësh, trafik të rënduar, përmbytje në disa zona, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe pezullim të mësimit në disa shkolla.
Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë ndikuar edhe në transportin ajror. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar pasagjerët se, për shkak të motit të pafavorshëm, disa fluturime mund të pësojnë vonesa në orare.
“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të ndikohen në aspektin e orarit. Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vijojnë normalisht, me stafet që po punojnë në koordinim të ngushtë për të garantuar shërbime sa më të qeta dhe pa probleme. Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjat ajrore për përditësime”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve dhe të ndjekin informacionet zyrtare, ndërsa moti i keq pritet të vijojë edhe në orët në vijim.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



