E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq në Itali, përmbyten rrugët e Krotones, pritet përkeqësimi i gjendjes në ditët në vijim
Publik News

Moti i keq në Itali, përmbyten rrugët e Krotones, pritet përkeqësimi i gjendjes në ditët në vijim

Komuna e Krotones është goditur nga një ciklon që ka sjellë reshje të dendura shiu dhe për pasojë edhe përmbytjen e rrugëve dhe makinave.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka qe në i menjëhershëm, me autoritetet që kanë dhënë alarmin e kuq për përkeqësimin e gjendjes në ditët në vijim.

Siç raportojnë mediat vendase, gjysma e qytetit është e mbuluar nga një metër ujë, ndërkohë që Mbrojtja Civile dhe Brigada e Zjarrfikësve kanë shpëtuar qindra njerëz në rrezik që ishin bllokuar në makina.

Sipas autoriteteve, cikloni që goditi Krotonen së shpejti pritet të lëvizë drejt jugut, ndaj edhe në qytetet e tjera kanë filluar të merren masa paraprake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.