E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq nga VERIU në JUG , me përmbytje dhe trafik në akset rrugore
Lajme

Moti i keq nga VERIU në JUG , me përmbytje dhe trafik në akset rrugore

Kjo e mërkurë ka risjellë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit tonë.

Mëngjesi ka nisur me reshje intensive, ç’ka kanë sjellë përmbytje në disa qytete. Në kryeqytet sërish ka pasur probleme në disa zona, ku uji ka vërshuar në rrugë.

Siç shihet nga pamjet, rruga në zonën e “Don Boskos”, është e përmbytur, por edhe autostrada Tiranë-Durrës. Ndërkohë, si pasojë e shiut, Tirana ka pasur sot një trafik tepër të rënduar.

Vlora nën pushtetin e shiut, rrugët e mbuluara nga uji dhe makina të përmbytura

Rrugët e Vlorës janë përmbytur paraditen e sotme si pasojë e rinisjes së reshjeve të shiut. Siç shihet edhe nga pamje, uji ka vërshuar në rrugë duke përmbytur edhe makinat e parkuara.

Deri më tani nuk raportohet për dëme të rënda, ndërsa ekipet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin në normalitet të rrugëve.

Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zme në Mirditë është përmbytur një banesë në fshatin Tarazh.

Sikurse duket nga pamjet, uji ka hyrë në banesë duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Uji ka përmbytur edhe tokat bujqësore, ndërsa janë dëmtuar edhe rrugët nga rënia e inerteve.

Si pasojë e reshjeve të shumta, probleme janë krijuar nga lumi Zme.

Nga dalja e lumit nga shtrati janë përmbytur toka bujqësore. Janë dëmtuar biznese dhe banesa në fshatin Tarazh, si dhe në hyrje të Rrëshenit.

Ka dëmtime një urë, e cila lidh Tarazhin me rrugën kryesore.

Për momentin ujërat janë tërhequr dhe po punohet për normalizimin e situatës.

Janë angazhuar dhe janë në gatishmëri të plotë të gjithë institucionet qendrore dhe vendore, në Bashkinë e Mirditës dhe Prefekturë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.