Moti i keq/ Vjosa përmbyt toka bujqësore, uji hyn në oborret e 12 banesave, nisin evakuimet
Ushtria del në terren. Juglindja mbulohet nga bora
Reshjet me intensitet të lartë që kanë përfshirë vendin në 24 orët e fundit si dhe reshjet në Greqi kanë rritur së tepërmi prurjet në lumin Vjosë dhe si pasojë ka sjellë edhe daljen e saj nga shtrati.
Në Ferras, Çerven janë përmbytur serat dhe fermat duke dëmtuar tokat bujqësore, teksa uji ka hyrë deri në katin e parë të banesave.
Ndërkohë nënstacioni elektrik i Poçemit është ndalur që në orën 1:30 të natës dhe janë pa energji elektrike rreth 3700 abonentë. Pa energji janë fshatrat Hekal, Fratar, Selitë, Kutë.
Forcat e ushtrisë iu kanë ardhur në ndihmë banorëve, që preken nga përmbytjet e lumit Vjosë në Fier. Siç shihet nga pamjet, janë 30 forca të ushtrisë, të cilat iu janë bashkuar punonjësve të emergjencave në terren.
Mësohet se forcat e ushtrisë do të operojnë në terren, në zonat ku ka nevojë për ndërhyrje. Gjithashtu, mësohet se me kërkesë të kreut të Shtabit të Emergjencave kanë zbarkuar në këtë zonë edhe dy varka. Në fshatin Qarr po punohet me mjete të rënda për rregullimin e një ure, që është dëmtuar nga prurjet e shumta të lumit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



