E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti nga nesër, stuhi dhe rrebeshe shiu,
Lajme

Moti nga nesër, stuhi dhe rrebeshe shiu,

Duke filluar nga dita e nesërme, moti në vendin tonë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me stuhi dhe rrebeshe shiu.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të nisin që në mesnatë, ndërsa, në orët e paradites dhe mesditës priten edhe shtrëngata dhe stuhi.

Njoftimi i plotë:

Ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mot të vranët e reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në veriperëndim të vendit.

Më pas gjatë orëve të paradites dhe mesdites reshjet do të shpërndahen në të gjithë territorin me intensitet të ulët ndërsa në veri dhe qendër me intensitet mesatar ne formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra me shkarkesa elektrike.

Era do të jetë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi 1-8m/sek,ndërsa në bregdet e lugina hera-herës fiton shpejtësi 12-16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3deri12 °C

në zonat e ulëta 4deri 19°C

në zonat bregdetare 9deri 19°C.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.