E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti për sot dhe nesër/ Shi dhe dëborë në zonat malore
Lajme

Moti për sot dhe nesër/ Shi dhe dëborë në zonat malore

 

E diel, 8 janar 2023

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të bëjnë që paraditja në vendin tonë të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në në zonat Veriore të Shqipëris. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do ti shtojë vranësirat në territor, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht Qëndrore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

E hënë, 9 janar 2023

Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli në Shqipëri shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore pritet të ketë në zonat malore Verilindore dhe Juglindore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor do të krijohet dallgëzim mbi 4 ballë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.