E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motivi pse 51-vjeçari masakroi me kaçavidë të dashurin e vajzës
Lajme

Motivi pse 51-vjeçari masakroi me kaçavidë të dashurin e vajzës

Remzi Çaushaj është 51-vjeçari i cili disa ditë më [arë qëlloi për vdekje të dashurin e vajzës së tij, Olsi Lakon.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së mërkurës në zonën e “Unazës së Re në Tiranë”.

Çaushaj kishte mësuar për lidhjen e të bijës 23-vjeçare me Lakon dhe kishte shkuar të takonte këtë të fundit. Ai nuk ishte dakord për lidhjen e tyre, pasi djali kishte qenë i martuar edhe më parë.

Vajza e tij kishte kërkuar urdhër-mbrojtje në polici më parë pasi i ati e dhunonte.

NGJARJA

51-vjeçari ishte nisur nga Fieri për në Tiranë për të takuar të bijën, e cila punonte në një qendër spitalore.

Më pas ai ka ftuar të dashurin e saj Olsi Lakon për të pirë kafe dhe mes tyre ka nisur debati me tone të ashpra.

Sipas atyre që tregojën kalimtarët, Çaushaj e ka kërcënuar me jetë të riun.

“Do të vras. Të kam thënë se do të ta ha zemrën”, është dëgjuar se i ka thënë Çaushaj të riut.

Dëshmitarët raportojnë se viktima ka vrapuar rreth 100 metra për t’i shpëtuar konfliktit menjëherë sapo Remziu ka nxjerrë kaçavidën.

38-vjeçari është futur në një lokal dhe ka mbyllur derën, mirëpo nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të Remziut, i cili e ka goditur tri herë me kaçavidë në kokë dhe në qafë, duke e dëmtuar rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.