E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mr. Edi Rama, nuk ka Festival Muzike pa muzikë ?!
Lajme

Mr. Edi Rama, nuk ka Festival Muzike pa muzikë ?!

Sezoni Turistik nisi me organizimin e disa festivaleve muzikore  ne bregdetin jonian kryesisht në Dhërmi dhe në Lezhë.

Me të drejtë e  reklamoi dhe vetë kryeministri Rama por organiatorët që kanë reklamuar bregdetin tonë në  Jug nuk  e kanë parashikuar  mirë  tekat e policisë shqiptare. Gazetari ynë bisedoi me disa nga organizatorët  e tre festivaleve.

Gabuam që zgjodhëm dhe reklamuam Dhërmiun. A ka festival muzike pa muzikë?  Turistët që kanē prerë bileta dhe  kanë ardhur nuk e konceptojnë dot  ndërhyrjen e policisë pas orës 23:00 në  klabet ku organizohet eventi muzikor.

-Po shikojmë mundësinē e kamcelimit nëse këtu nuk lejohet muzika, u shpreh i zhgënjyer organizatori i ” HOSPITALITY on THE BESCH”. Përse në Lezhë muzika lejohet deri në orēt e para të mëngjesit dhe  Dhërmi nuk u lejoka?! Po në vendin fqinj  ‘Mali i  Zi ‘ pse lejohet deri ne orët e para të mengjesir?

Çfarë do bëjnë  2000 pjesëmarrësit britanikë   në Dhërmi  pas orës 24:00? Gjumë. Edhe pse i  kanë dhënë gjallëri  bareve dhe reatoranteve të Dhërmiut, është policia e shtetit e cila troket fiks nē orēn 24:00.

Kryeministri Rama  mē kot reklamon turistët dhe turizmin muzikor të qershorit 2022.  Ky është turizmi i policisë.

Më poshtë  ja dhe  një postim i  kryeminiatrit:

***

🛳️1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në Shqipëri përmes portit të Himarës, si asnjëherë më parë👍 Në ditët në vijim edhe 5000 turistë të tjerë do të hyjnë në bregdetin tonë nga ky port😍

#TëBashkuarJoTëNdarë🫶
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.