E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mrekulli, nëna nga Tirana sjell në jetë katër femije
Flash

Mrekulli, nëna nga Tirana sjell në jetë katër femije

tre djem dhe një vajzë

Një lajm i gëzueshëm ka ardhur këtë të diel nga Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një nënë ka sjellë në jetë katërnjakët e saj – tre djem dhe një vajzë, duke sjellë emocion dhe gëzim të madh për familjen dhe stafin mjekësor.

Çifti Rozeta dhe Geraldo janë bërë sot prindër të katër fëmijëve të mrekullueshëm, të cilëve u kanë vendosur emrat plot domethënie: Roal, Alrda, Roar dhe Auro.

Lindja, e kryer në mënyrë natyrale, është cilësuar nga mjekët si një ngjarje e rrallë dhe e suksesshme, ndërsa nëna dhe katër të vegjlit gëzojnë shëndet të plotë.

Ky moment i mrekullueshëm ka sjellë atmosferë feste në maternitet, ku mjekët dhe infermierët kanë uruar familjen për ardhjen në jetë të katër engjëjve.

“Urime familjes për këtë bekim të jashtëzakonshëm! Urojmë që Roal, Alrda, Roar dhe Auro të rriten me shëndet, dashuri dhe lumturi,” – thuhet në mesazhin e urimit të personelit mjekësor.

🩵 Një ngjarje e bukur që na kujton se jeta gjithmonë di të sjellë mrekulli.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.