Mund të jenë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë
Ish-efektivi i RENEA-s dhe shoku i tij u kapën me arsenal armësh
Ish-efektivi i RENEA-s, Remal Rada 39 vjeç u kap nga Policia e Tiranës me një seri armësh në mjetin e tij i shoqëruar nga shoku i tij, Elton Hithi, 28 vjeç. Ish-efektivi i forcave elitë RENEA lëvizte me makinë në Tiranë me një snajper të modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra.
Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Radën dhe Hithin, të arrestuar pasi u kapën me snajper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera në dy banesa. Sipas Prokurorisë, dyshohet se të arrestuarit mund të jenë pjesë e një grupi kriminal vrasësish me pagesë.
Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të pandehurit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



