E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mungesa e  gjyqtarit, shkak për dështimin e  seancës  paraprake ndaj Arben Ahmetajt
Lajme

Mungesa e gjyqtarit, shkak për dështimin e seancës paraprake ndaj Arben Ahmetajt

Seanca gjyqësore paraprake ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sh.a” është shtyrë, pas mungesës së gjyqtarit të Posaçëm, Erion Çela.

Sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Posaçme, gjyqtari Çela ka qenë në leje dhe për këtë arsye nuk është mundur të zhvillohej seanca.

Në këtë çështje, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim të detyrës” gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes “Buka sh.a”, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.