E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mungesa e konkurrencës, Tabaku rendit arsyet: Sot kemi monol
Lajme

Mungesa e konkurrencës, Tabaku rendit arsyet: Sot kemi monol

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka renditur arsyet e çmimeve të larta të karburanteve.

Ajo u shpreh se taksat janë arsyeja kryesore, ndërsa shtoi se faktor gjithashtu është mungesa e kokurrencës.

“Çfarë të keqe ka nga konkurrenca? Liria e tregut? Çfarë të keqe ka nga ndryshimi sistemit?”, shprehet Tabaku, duke shtuar se në fund të ditës humb qytetari.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Gangrena e çmimeve të karburanteve vazhdon 3 shembujt e ditës së sotme

–       RMV 1.35 cent/litër

–       Sllovenia 1.65 cent/litër

–       Shqipëria, sigurisht më e larta 1.93 cent/litër

Taksat janë arsyeja kryesore. 60% e çmimit sot janë taksa. Por nga ana tjetër ne nuk kemi konkurrencë. Sot kemi monopol I cili në të gjitha hallkat e transportit, shitjes, tregtimit përcaktohet nga pak kompani

Çfarë të keqe ka nga konkurrenca? Liria e tregut? Çfarë të keqe ka nga ndryshimi sistemit?

Për të hapur sa më shumë operatorë? Pse duhet patjetër të kemi ato pak kompani që përcaktojnë çdo gjë edhe që detyrojnë dhe më të vegjlit të vijnë pas?

Kush humb në fund të ditës?

Qytetari sigurisht

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.