E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mungesa e Ramës në Parlament/ Korreshi: Ka frikë se thotë ato që ambasada nuk do të dëgjojë
Lajme

Mungesa e Ramës në Parlament/ Korreshi: Ka frikë se thotë ato që ambasada nuk do të dëgjojë

Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” është pyetur në lidhje me mungesën e Ramës në Parlament.

Sipas tij Rama ka frikë që të shkojë në Parlament pas përfshirjes së tij në çështjen me McGonigal.

“Ju e quani Rama, unë e quaj plehrë, duke qenë se ai mund të thotë çfarë të dojë për deputetët, por unë them se Rama nuk çan kokën farë te kjo pjesë. Duam-s’duam ne ai do vazhdojë punën e vet, ai ka frikë vetëm ligjin”, tha deputeti Korreshi.

Korreshi ka shtuar gjithashtu se Rama ka frikë se mund të thotë ato që ambasada s’duhet të dëgjojë.

“Ai nuk vjen në Parlament jo për atë çfarë thotë, por për faktin se s’ja mban ajo “sumatriçja”,  sepse po të vijë aty nuk do dijë ca do thotë, do dalë nga vetja dhe dihet se do ‘sfazohet’, dhe ai atë ka frikë se nuk do e mbajë kokaina për gjithë seancën dhe do thotë ato që ambasada nuk duhet të dëgjojë” u shpreh Korreshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.