E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Murrizi lëkundet në qëndrimin e tij: Mund ta mbështesim marrëveshjen e 5 Qershorit nëse na mbushin mendjen
Publik News

Murrizi lëkundet në qëndrimin e tij: Mund ta mbështesim marrëveshjen e 5 Qershorit nëse na mbushin mendjen

Deputeti i opozites se re, Myslim Murrizi është shfaqur sot i lëkundur në qëndrimin e tij, sa i përket votimit të marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërsa u shpreh sot se “do ta mbështesim nëse na mbushin mendjen”.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku munguan PD dhe LSI, Murrizi tha për mediat se do ta votojnë marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, të cilës iu referua me ironi si “marrëveshja e 1 qershorit”,  nëse marrin garancitë e duhura.

 

“Ekspertët thanë që edhe nëse në datë 30 votohen ndryshimet nuk preket asnjë nga marrëveshja e 1 qershorit. Nuk shoh ndonjë gjë pse nuk vijnë për ta adresuar. Shqiptarët prej 3 palë zgjedhjesh janë kthyer thjeshtë në votues.

Grupi jonë për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë që nuk e voton, por do ndryshojmë mendje vetëm nëse na mbushin mendjen, nëse marrim garancitë e duhura. Po ti vëzhgoni sado pak gjithë darkën i keni bashkë vetëm orari i gjumit i ndan“, tha Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.