E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mustafa  ‘presion’ Kurtit: Anulo vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiq taksën brenda javës, ose koalicioni prishet
Publik News

Mustafa ‘presion’ Kurtit: Anulo vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiq taksën brenda javës, ose koalicioni prishet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, njëkohësisht nënkryetar i LDK-së, pjesë e koalicionit qeverisës me VV.

Mësohet se shkak i shkarkimit është bërë një deklaratë e këtij të fundit, i cili ka thënë se numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë po rritet nga ora në orë.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar edhe Isa Mustafa, kreu i LDK-së. Ai e ka quajtur të papranueshëm vendimin e Kurtit për të shkarkuar ministrin Veliu, pasi sipas tij, kjo është shklelje e marrëveshjes së koalicionit.

Mustafa thotë se shkarkimi i një ministri mund të bëhet vetëm në konsultim me kryetarin me të cilin është bërë koalicioni. Kreu i LDK-së i bën thirrje Kurtit që të anuloj vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe brenda javës të heqë taksën 100% ndaj mallrave serbe.

“Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, përfundon Mustafa.

Capture1.PNG

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.