E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Na dinte të vdekur”, Xheneta Fetahu përlot me rrëfimin për nënën
Showbiz

“Na dinte të vdekur”, Xheneta Fetahu përlot me rrëfimin për nënën

Xheneta Fetahu ka ndarë për herë të parë detaje shumë personale rreth marrëdhënies së saj me njerkën, duke treguar një anë të ndjeshme dhe të sinqertë të jetës së saj.

E ftuar në emisionin “Se luan topi”, Xheneta tha se për të fjala “njerkë” nuk i përshtatet fare, duke e cilësuar atë si “engjëllin e saj mbrojtës”.

“Kur isha 5-vjeçe, babai im u martua përsëri. Njerka ishte personi më i afërt në jetën time. Ajo jetonte me ne, por unë s’dija si ta quaja, sepse të gjithë i thërrisnin ‘mami’. Vetëm unë isha e paqartë për këtë dhe kuptoja që diçka nuk ishte në rregull. Mendoj se asaj nuk i shkon fjala ‘njerkë’, sepse ajo është engjëlli im mbrojtës. Nuk jam lindur prej saj, por për mua ajo është nënë dhe personi më i afërt me mua, kam një dobësi të madhe për të.

Në fillim ajo nuk e dinte që babai kishte fëmijë, por ndodhi një incident dhe ajo e kuptoi, kështu që u largua nga jeta jonë. Megjithatë, për një kohë shumë të shkurtër vendosi të rikthehej. Gjithmonë thotë që unë jam arsyeja pse u kthye. Që nga ai moment, ajo ka dyshuar për çdo gjë në jetën time, në shtëpi, në shkollë, në shoqëri, në gjithçka,” rrëfeu Xheneta.

Xheneta foli edhe për nënën e saj biologjike, të cilën e kishte braktisur në fëmijëri, dhe për takimin e tyre të parë pas shumë viteve.

Në intervistën për emisionin “Se luan topi” në Top Channel, Xheneta tregoi se takimi me nënën ndodhi kur ajo ishte 23 vjeçe, pas insistimit të vëllait dhe njerkës së saj.

“Më mungon. Kur të bëhem nënë, ajo mungesë nuk do të mbushet kurrë. Do ta mbaj brenda shpirtit deri sa të vdes, por mendoj që është e shkruar kështu.

Kur isha 23-24 vjeç, vitet më të vështira të jetës sime, erdhi koha që të takoja për herë të parë nënën. I thashë: ‘Si ke jetuar gjithë këto vite pa na kërkuar asnjëherë?’ dhe ajo më tha: ‘Kam menduar se keni qenë të vdekur’,” tregoi Xheneta, e emocionuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.